Artan Hoxha: Autori i dyshuar i sulmit ndaj Top Chanel është kapur, ishte i armatosur dhe gati për të kryer atentat

Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se një nga personat e dyshuar si autor të sulmit të armatosur ndaj godinë së televizonit Top Channel, ku mbeti i vrarë edhe roja i objektit, është kapur, ndërkohë që përgatitetj të kryente një atentat.

Sipas Hoxhës, ky person u kap i armatosur në Vlorë, gati për të kryer atentatin, ndërkohë që deklaroi se po punohet për kthimin e tij në një bashkëpunëtor.

“Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer atentat.

Është i dyshuar si autor, në sulmin që i është bërë medias kombëtare Top Channel. Kishte mesazh për botën e medias. U godit një media e madhe dhe kaloi në heshtje. U kap i armatosur, për të kryer atentat. Pra është person i dyshuar si vrasës me pagesë.

Nga hetimet e deritanishme, ata kanë çuar mesazh kërcënimi ndaj Top Channel, roja ka marrë plumbin.

Po punohet që ai të kthehet edhe në bashkëpunëtor, meqenëse është kapur në ngjarje flagrante.

Jemi ende larg pjesës për çfarë ndodhi ai sulm. Media nuk është sulmuar në këto nivele dhe përmasa. Kështuqë është një gjë që ngelet për t’u parë në ditët në vijim./tpz.al

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve? Ngjarja që ka tërhequr…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij…

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial