Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë.

Më 3 mars të vitit 1878 u nënshkrua Traktati i Paqes së Shën-Stefanit, i cili i dha fund Luftës ruso-turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877. Pas luftimeve të ashpra, që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit. Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, konti Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat.

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë.

Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37.7 mijë km2 në 52.7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4.7 mijë km2 në 15.7 mijë km2. Sipas këtij traktati, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarëve, duke përfshirë Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Territoret e Bullgarisë zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit. Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë. Kundërshtimi i vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit shënon një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare.

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve? Ngjarja që ka tërhequr…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

FËMIJET SHQIPTAR NË ATHOS DUKE ZHVILLUAR MËSIM NË GJUHËN E NENËS SHQIP

Këtë 7 Mars do doja te perkujtoja At Sofron Boroven.Ishte prift ne malin e shenjte Athos. Per bindjet e tij shqiptare e larguan dhe erdhi ne Borove.Hapi…

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial