Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve?

Ngjarja që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dje dhe sot padyshim ka qenë ajo e sherrit mes Princit Leka dhe Elia Zaharias. Sherri ka tejkaluar kufijtë, duke bërë bujë dhe te medit e huaja.

Edhe pse Shqipëri nuk ka as Princ e as Mbret, pasi janë tituj figurativë që kanë mbetur, sërish një ngjarje e tillë ka lënë shije të hidhur për shumë qytetarë. Ende mbeten mister arsyet e një degradimi të tillë, teksa është folur shpesh se në lojë është pasuria, por dhe kujdestaria e vajzës. Dje avokati i Lekë mohoi, duke thënë se ata kanë gjetur konsensus si për pasurinë, ashtu dhe për vajzën.

Megjithatë Princi jonë qe e rrahu gruaja, nuk është dhe aq i varfër. Një ish-këshilltar i tij tha dje se ai po ndërton një pallat në mes të Tiranës, pa përmendur prona në Tiranë, Durrës e vende të tjera.

Princi Leka është nipi i Ahmet Zogut, Mbreti i cili është akuzuar shpesh se u arratis nga sytë këmbët duke marrë me vete gjithë pasurinë, pasuri një pjesë e së cilës është trashëguar te i biri i tij dhe më pas te nipi, pra Leka II. Nuk dihet fiks pasuria që ka pasur Mbreti, por një raport sekret i CIA ka treguar se në vitin 1949, pra 10 vite pas arratisjes, mbreti kishte prona, para dhe bizhu me vlera të larta. Raporti është deklasifikuar dhe aty jepen shumë detaje interesante. Sipas tij, pasuria vlerësohej në 3 milionë dollarë në atë kohë dhe që me vlerën e sotme shkon në 38 milionë dollarë.

RAPORTI I CIA

Raporti informativ Nr. 00-B-8501-49

CD Nr. G-162

Çështja 2860

Data e Regjistrimit: 30 Shtator 1949

Nr i faqeve: 3

Shteti: Shqipëria

Subjekti: Mbi Statusin Personal dhe Financiar të Ish-Mbretit Zog

Vendi ku u sigurua:

Data kur u thith nga burimi: Në mesin e Shtatorit 1949

VLERËSIMI MBI INFORMACIONIN:

Gjykimi mbi zyrën nga ka ardhur: Nuk mund të gjykohet

Opinioni i burimit mbi përmbajtjen: Me shumë gjasa informacion i vërtetë.

BURIMI: Një avokat i suksesshëm, i moshës 38 vjeç, i angazhuar me një zyrë ligjore shumë të njohur në SHBA. Nëpërmjet lidhjeve familjare, ai ndodhet shumë pranë mbretit Zog dhe vepron si përfaqësuesi i tij ligjor në Shtetet e Bashkuara.

Asetet e ish-Mbretit Zog përfshijnë:

a) 108 mijë dollarë në “National City Bank’ Neë York”

b) Afërsisht 5 mijë dollarë në “Garantee Trust Company”

c) Një ndërtesë dhe truall në Aleksandri, Egjipt, e vlerësuar 40 mijë Lira Egjiptiane

d) Bizhuteri të kurorës shqiptare që kapin një vlerë rreth 100 mijë dollarë, ndoshta dhe më tepër.

e) Rreth 450 mijë dollarë, të mbetura nga rezervat e arit të cilat Zogu i mori nga Shqipëria dhe i çoi në Egjipt dhe që në total vlerësohen si 3 milionë dollarë.

2. Zogu ka një farë detyrimi moral për t’iu gjendur gjyshes së gruas së tij, duke i dhënë çdo muaj një shumë prej 115 dollarësh. Ai nuk ka detyrime të ngjashme në Shtetet e Bashkuara me sa kam unë dijeni. Në shtete të tjera, ai ka përgjegjësinë dhe kujdestarinë për gruan e tij, katër motrat e tij dhe kunatin e tij, John Apony, i cili është i shtruar në një sanatorium për tuberkulozin në Siçili. Përveç këtyre detyrimeve, unë nuk mendoj që Zogu mund të ketë të tjera detyrime. Miku i tij i ngushtë, Mbreti Faruk, nuk do ta lejonte asnjëherë që ai të hynte në borxhe në Egjipt.

3. Zogu nuk ka burim të ardhurash në SHBA përveçse interesit që përfiton nga llogaria e tij bankare. Nuk mendoj se ai merr ndonjë të ardhur nga shqiptarët në Shqipëri apo në SHBA.

4. Të vetmet pagesa që ai i kryen rregullisht janë për gjyshen e gruas së tij. Këto pagesa ai i kryen çdo dy muaj ose çdo tre muaj.

5. Zogu nuk ka kryer asnjë tërheqje apo depozitim domethënës të ardhurash në llogarinë e tij bankare që prej Prillit të vitit 1949.

6. Në kuadër të grupimit të tij politik, çështjet financiare i janë lënë në dorë Kryeministrit të tij dhe Truprojës Sotir Martini. Martini rrallë herë largohet prej tij dhe mbikëqyr të gjitha bizneset e Oborrit. Punët e pista të Zogut i janë besuar kontit Alexander De Villa. Zogu përpiqet shumë me vetëmenaxhimin, ndërsa të gjitha përkthimet ia bën bashkëshortja e tij Geraldina.

7. Në kompaninë ligjore ku punoj, jam i vetmi që mbuloj bizneset e Zogut. Shumica e komunikimeve të mia me Zogun bëhet nëpërmjet letërkëmbimit me Geraldinën, asnjëherë me Zogun drejtpërdrejt. Çështjet urgjente komunikohen direkt me telegraf. Korrierët nuk përdoren asnjëherë ndonëse unë kam ngritur një sistem i cili mund të përdoret në raste urgjente.

8. Të vetmet kontakte aktive të Zogut në Shtetet e Bashkuara mbahen me gjyshen e bashkëshortes së tij, gruan time, me mua vetë si dhe me shtetasin John Blackburn i cili është bashkëshorti i Virginias, motrës së Geraldinës. Në një letër të fundit që Geraldina i ka dërguar gjyshes së saj, ajo i shkruan se Zogu është përqendruar fort në një grup shqiptarësh, ose disa grupe shqiptare, të cilët ndodhen aktualisht në SHBA. Një pjesë e kësaj letre thoshte:

“Bashkëshorti im i dashur është tepër i shqetësuar për çdo detyrë shoqërore. Gjërat, siç edhe mund ta kesh kuptuar, nuk është se po na shkëlqejnë, për më tepër atë e bluan fakti se fuqitë nuk kanë për ta dëgjuar atë, apo nuk kanë për ta përdorur fare atë; dhe se kanë formuar një farë Komiteti Shqiptar, i cili nuk ka lidhje fare me realitetin në Shqipëri, e që përbëhet nga ca marioneta që përplasen ndërmjet vetit. Gjithsesi ata po shkojnë në Uashington dhe të paktën Shqipëria do mund të përfaqësohet, pavarësisht nivelit të ulët të përfaqësimit. Kjo lëvizje mund të shkaktojë dhe shkëndijën për të plasur lufta apo trazira atje në tre javët e fundit, por nuk ka për të ndodhur nëse rusët tregohen më të fuqishëm se krahu tjetër. Financiarisht dhe ne nuk është se kemi përfituar ndonjë gjë”.

Në kontekstin e kësaj letre, unë besoj se Zogu mund të shtyhet për tu bërë më miqësor dhe i lidhur me grupin që përmend Geraldina në këtë letër.

9.Përfaqësuesit ligjorë të Zogut jashtë vendit, unë nuk i njoh. Unë e kam kuptuar se ai ka një avokat në Aleksandri i cili më pas shikon në mënyrë të hollësishme të gjitha dokumentet që unë përgatis për Zogun. Por unë nuk e di si quhet ky avokat.

10. As firma ime ligjore dhe as unë personalisht nuk kam kontakte në Shqipëri, por unë besoj se Zogu ka kontakte në vijimësi me nëntokën dhe rrjetin shqiptar. George Gog, i cili drejton policinë e pallatit të Zogut, mundet që të hyjë e të dalë nga Shqipëria. Anëtarët e rrjetit të tij shpesh lëvizin nga Shqipëria në Egjipt.

11. Nuk ka pikë dyshimi se regjimi aktual në Shqipëri, ka pretendime kundër Zogut, pasi e bëjnë përgjegjës se ka marrë nga Shqipëria 3 milionë dollarë flori’. Zogu nga ana e tij thotë se i ka shpenzuar këto para për mbajtjen e Oborrit të tij në ekzil dhe se i ka shpenzuar me korrektesën më të madhe. Vetëm 450 mijë dollarë flori’ i kanë mbetur tani. Askush nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur vërtetë, si në kuptimin ligjor apo dhe të tjera aspekte.

12. Geraldina, gruaja e Zogut, është tërësisht e përkushtuar ndaj tij, pavarësisht veprimeve të tij të pamatura.

13. Kontesha Margaret Sherr-Thoss është një nga kushërirat e Geraldinës dhe vajza e nënës birësuese të Geraldinës. I ati i Margaretës ka qenë Shefi i Inteligjencës Ushtarake Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe tani jeton në Klagenfurt, Austri.

Mamaja e Margaretës, ishte amerikane dhe u detyrua të bëjë vetëvrasje nga Gestapo, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Margareta është vajzë e lezetshme, por ajo s’mund të japë ndonjë ndihmë me aq gjëra sa di. Vëllezërit e saj, që të dy qytetarë amerikanë, janë shumë të pamatur.

14. Gjyshja e Geraldinës, Madame De Strahl d’Ekna, e moshës 82 vjeç, jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo nuk ka ndonjë ndikim mbi Zogun, por përpiqet vazhdimisht që të bindë atë dhe Geraldinën që të vijnë në SHBA. Ajo ka një imagjinatë të spikatur dhe sapo ka shkruar një libër mbi Zogun të cilin kërkon ta tregtojë si skenar për realizimin e filmave.

15. Motra e Zogut, Zenida (Senija), është një grua idiote e cila ka një ndikim të tmerrshëm mbi të vëllanë. Zogu dhe Zenida kanë një lidhje incesti aktualisht, lidhje për të cilën Geraldina nga ana e saj ka dijeni.

16. Konti Alexander De Villa, i njohur me nofkën “Skënderi”, është operatori i Zogut për punët e pista. Ai ka namin se është sjellë në Oborrin Mbretëror për të argëtuar Geraldinën, ndërsa Zogu nga ana e tij plekset me Zenidën. De Villa është gjysmë francez dhe gjysmë shqiptar, babai i tij ka qenë ambasador në Francë. Ai është një njeri shumë malinj dhe i pandershëm në kulm. Në vitet e kaluara ai ka trafikuar drogë në Francë , të cilën e fuste në valixhet diplomatike. Ai është një mik i ngushtë i Farukut dhe po përpiqet që të organizojë me të nxjerrjen jashtë Egjiptit të 450 mijë dollarëve flori’ të mbetur aty.

17. George Gog është Shefi i Rojave të Pallatit të Zogut, përgjegjësi për sigurinë. Ai është gjë e sigurt (siç e quajnë shqiptarët), i pashëm, tipik ushtarak dhe relativisht i ndershëm. Ai shkon e vjen nga Shqipëria dhe mban kontaktet me rrjetin atje.

18. Kemal Bej Mesari, është kujdestari i Oborrit. Ai mban një palë syze-teke, pëlqen veshjet sportive dhe vepron si spiun i Zogut. Kur e vizitova për herë të parë Zogun, Mesari më pa dhe më dëgjoi mua në hollin e hotelit për 2 orë përpara se të prezantohej vetë dhe të më shoqëronte për në pallat.

19. Planet e Zogut në të ardhmen përfshijnë marrjen e një shtëpie në Francë në verën e vitit 1950 dhe rikthimin në Aleksandri në dimër. Fiksimi i tij është të kthehet në Shqipëri dhe të dëbojë sovietikët. Ai kërkon mbështetje materiale ushtarake dhe këshilla nga SHBA, por mendon se mund të sigurojë edhe mbështetjen e arabëve të fuqishëm për të ngritur ushtrinë e tij. (Ai është shumë i afërt me Farukun dhe Ibn Saud). Zogu i ka përzemër çështjet ushtarake dhe do ishte shumë komod të diskutonte për to me një oficer ushtrie të rangut kolonel ose dhe më lartë. Nëse Zogu do të jetë efiçent, ai me patjetër duhet të shkëputet nga ndikimi femëror dhe të mendojë më tepër si të kryesojë ndonjë projekt ushtarak që do çlironte Shqipërinë. Ai më ka thënë se do të donte të luftonte për Shqipërinë, atje ku populli i tij po e kërkon. Më tej ai më tha se do përballej me një plebishit dhe se do të ikte jashtë Shqipërisë nëse do dilte i mundur. /Pamfleti

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij…

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

FËMIJET SHQIPTAR NË ATHOS DUKE ZHVILLUAR MËSIM NË GJUHËN E NENËS SHQIP

Këtë 7 Mars do doja te perkujtoja At Sofron Boroven.Ishte prift ne malin e shenjte Athos. Per bindjet e tij shqiptare e larguan dhe erdhi ne Borove.Hapi…

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial