Skandal kombëtarë!!! Fenomeni i ndryshimit të mbiemrave shqiptar në turq për përfitime në Prizren

Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend pune në administratën e shtetërore dhe në isntitucione si policia. Kjo ndodh, pasi ligji favorizon punësimin e pakicave kombëtare në Kosovë.

Vetëm gjatë këtij viti 72 banorë të Prizrenit kanë aplikuar për ndryshim mbiemri.Mbiemrat ndryshojnë nga Gashi në Ga?, Mazreku – Mazrek , Bytyqi- Bütüc , Krasniqi –Krasnic , Thaqi – Tac, Kryeziu – Krüezi , Shala -?ala duke u kthyer në një fenomen në vitet e fundit.

Kjo falë edhe procedurës së thjesht për të ndryshuar mbiemrin në Kosovë. Mjafton një kërkesë në Njësinë Administrative Prizren. Pas verifikim që bëhet në dëshminë e penalitetit mbiemri ndryshohet nga shqiptar në turk.

Të pyetur mbi këtë fenomen vetë qytetarët e Prizrenit pohojnë se kjo bëhet për interesa politike, fetare apo punësimi në administratën shtetërore. Shumica e dënojnë si fenomen ” Një dëm i madh që i bëhet si gjuhes, por edhe mbiemrave puro- shqiptarë” shprehen prizrenasit.

Zanafilla e këtij fenomeni daton që nga periudha e ish-Jugosllavisë, ku bëhej propagandë për asimilimin e popullsisë shqiptare, duke u dhënë atyre të drejtën e mundësisë së ndryshimit të mbiemrave, për të kaluar në një kombësi në tjetrën .Në atë periudhë mbiemrat shqitparë me një prapashtesë “jaj” ndryshonin dhe ktheheshin në mbiemra jugosllave. Gjë e cila po përsëritet ditët e sotme me ndryshimin e mbriemrave nga shqiptarë në turq.

Fiksi u interesua në lidhje me këtë fenomen me një njohës të historisë, Magjistrin e Shkencave të Historisë z. Enver Batiu. Kjo sipas tij vjen si rezultat i ndikimit ekonomiko- financiar që Turqia ka aktualisht në Kosovë.” Ata po mundohen të rrisin numrin e pjestarëve turq në Prizren , duke u mundësuar të rinjëve bursa për të studiuar në shtetin turk” shprehet z. Batiu. Por nuk harron të përmendi edhe traditën që ka qenë ndër vite në Prizren , ku shqipja identifikohej si gjuha e fshatarëve dhe turqishtja si e qytetarëve.

Fenomeni është ripërsëritës sipas magjistrit të historisë njësoj siç kishte vepruar Serbia , me qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve .Ata që ndryshonin mbiemrin e regjistroheshin si turq apo ndonjë nacionalitet tjetër , përfitonin benifite , një shtëpi ose pesë hektar tokë. Në një regjistrim që është bërë nga Mali i Zi në vitin 1913 lidhur me gjendjen e popullatës ,në Prizren nuk figuronte asnjë turk. Mirëpo nga vet shqiptarët u krijuan edhe shumë nacionalitete të tjera , fenomen i cili po vazhdon që të jetë i pranishëm edhe ditëve të sotme./ tch

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve? Ngjarja që ka tërhequr…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij…

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial