Isa Boletini arrestoi zyrtarët rusë në Mitrovicë shkruante “Daily Telegraph” me 1902

Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve dhe ai i kishte pritur për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuar të gjitha gjerat dhe, pas mbajtjes së tyre tri ditë, ata i shoqëruan deri në Shkup…

Studiuesi Flamur Maxharri ka publikuar një artikull të botuar në vitin 1902 nga gazeta e njohur angleze “Daily Telegraph”, me titull: “Rusia dhe Shqipëria”, ku tregon për arrestimin e zyrtarëve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini.

“Informacioni i mëposhtëm ka arritur te qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjes së Konsullatës Ruse në Mitrovicë. Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve dhe ai i kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur.

Shqiptarët i kishin konfiskuar të gjitha gjerat e rusëve dhe, pas mbajtjes së tyre tri ditë, ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup kishte dorëzuar një notë proteste dhe kishte kërkuar që Isa Boletini të arrestohet menjëherë dhe të dëbohet nga Mitrovica. Shqiptarët janë deklaruar se nuk do të lejojnë hapjen e Konsullatës ruse në Mitrovicë”, shkruan në këtë artikull.

Një vit më vonë në Mitrovicë është vrarë konsulli rus.

Rusia ishte aleat historik i Serbisë. Ky shtet nuk e njeh akoma pavarësinë e Kosovës. Madje edhe Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, reagoi për ndalimin e hyrjes në Kosovë të trenit me mbishkrimin “Kosova është Serbi” duke thënë se policia e Kosovës, që nuk e lejoi hyrjen e këtij treni, nuk ka të drejtë të shkojë në veri të vendit./ZgjohuShqiptar.info

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve? Ngjarja që ka tërhequr…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij…

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial