Raportimi i “Time”: Sa afër ishte Serbia ta sulmojë Kosovën në shtator dhe si e kuptuan amerikanët lëvizjen e ushtrisë serbe

Revista prestigjioze amerikane, “Time”, në artikullin e titulluar “Brenda programit të Shtëpisë së Bardhë për zbulimin e sekreteve të Amerikës”, ka zbuluar prapaskenat e grumbullimit të Ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, vetëm disa ditë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit.

Artikulli nis se si një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë ka marrë një telefonatë shqetësuese nga agjencia e inteligjencës amerikane më 27 shtator.

“Ne ishim shumë të shqetësuar se Serbia mund të përgatitej për të nisur një pushtim ushtarak” i thotë “Time”-it një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).

Pyetja, sipas artikullit të “Time”, ishte çfarë të bëhej për këtë, pas tensioneve të njëpasnjëshme në Kosovë dhe pas mos-suksesit diplomatik të shteteve evropiane për të qetësuar situatën në terren.

“Në Uashington, vëmendja u përqendrua te kaosi në Kongres; në pjesën më të madhe të Evropës, prioriteti kryesor ishte marrja e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën”.

Kështu, si pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë presion Serbisë që të zhvendoset nga kufiri me Kosovën, shkruan më tej “Time”, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, miratoi një kërkesë nga ekipi i tij në Evropë për të deklasifikuar informacionet sekrete të grumbullimit të ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën për publikun.

“Drejtoria e Inteligjencës NSC redaktoi detajet sekrete për të errësuar burimet dhe metodat pas inteligjencës. Më pas e dërgoi kërkesën në zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) në Virxhinia Veriore përmes e-mailit të klasifikuar”.

Më 29 shtator, njofton më tej Times, John Kirby nga Këshilli për Siguri Kombëtare pati një telefonatë me zyrtarë të mediave në Shtëpinë e Bardhë. Aty, ai i dha informacionet se dislokimi serb përfshinte artileri të avancuar, tanke e njësi të këmbësorisë.

“Kirby dha informacione të reja për sulmin e 24 shtatorit ndaj oficerit të Policisë së Kosovës dhe dha lajmin për dislokimin e fundit serb, duke zbuluar se ai përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi të mekanizuara të këmbësorisë”.

Ndërsa informacioni u bë publik, shkruan më tej Time, vendet evropiane iu bashkuan SHBA-së në ushtrimin e presionit të ri diplomatik ndaj serbëve.

Kjo, siç shkruhet tutje, është një shembull i qasjes së re së Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës, e që është në rritje prej agresionit rus në Ukrainë.

Albanian Post kishte publikuar një artikull të detajuar për këtë situatë më 20 tetor. Në artikull ishin të përfshira detaje shumë më të hollësishme.

Me 24 shtator kishte nisur diçka, jo mbaruar.

Pesë ditë më vonë, me 29 shtator forcat serbe grumbullohen në formacione luftarake dhe shfaqin qartë një qëllim ofensiv si arsyetim turpërimin e së dielës paraprake.

Bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë së Kosovës shënjëstrohen nga artileria e raketave serbe.

Njësitë speciale fusin këmbët brenda territorit të Kosovës në pjesën Veriore.

NATO kishte parashikuar një situatë të tillë, dhe ekzistonte një mundësi reale që forcat serbe të nisnin një ndërhyrje në Kosovë mëngjesin e 30 shtatorit.

Në Beograd, disa dëshironin ta testonin vendosmërinë e NATO-së për të mbrojtur Kosovën, ndërsa të tjerë shikonin në drejtim të një përplasje ushtarake.

Diplomacia ishte e zënë duke u zhvilluar biseda të shumta me të dyja palët.

Por, vetëm pasi Beogradit i bëhet e qartë se një ndërhyrje në Kosovë do të çonte në një konflikt të hapur me NATO-në, në orën 3:00 të mëngjesit, u dha urdhri për pezullimin e të gjitha veprimeve ushtarake.

Ky plan ishte një përpjekje e sofistikuar për të manipuluar situatën në Veri të Kosovës, duke spekuluar mbi tensionet mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve? Ngjarja që ka tërhequr…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij…

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial