Suad Keçi, një ndër futbollistët e parë kosovarë që ‘shpërtheu’ në Maqedoni: Te Bashkimi i kam kaluar vitet më të mira si futbollist

Suad Keçi, ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës, ende i ka të freskëta kujtimet e kësaj fotografie të rrallë. E fotoja është e verës së vitit 1999, menjëherë pas çlirimit të Kosovës nga okupimi serb.

Në atë kohë mesfushori luante për KF Bashkimi nga Kumanova. Bashkimi kishte udhëtuar për në Prishtinë për një ndeshje miqësore me KF Prishtina, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

“Kjo foto më kthen prapa 20 vite. Emocionet nuk mund të përshkruhen me fjalë. Më kujtohet si sot pata biseduar me të ndjerin, referin e njohur Shinasi Berisha për një ndeshje miqësore mes Bashkimit dhe Prishtinës. Ishte viti 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës. Ndeshja pati përfunduar 1:1, ndërsa golin për Bashkimin e shënoi Adem Bakiu”, kujton Suad Keçi për gazetarin Reshat Ibrahimi.

“Normal që kanë qenë ndjenja mjaft të mëdha kur dihet se unë pata 10 vite më parë pata dal nga ai stadium. Ishte gëzim i papërshkruar, mirëpo tash në fanellën e Bashkimit”.

“Para ndeshjes patëm shkuar në vizitë në Prekaz te familja e shenjtë Jashari, familja që dha 59 anëtarë që ne ta gezojmë këtë liri që e kemi sot”, kujton Keçi.

“Bashkimi ishte klubi ku kam luajtur për gjashtë vite (1998-2004). Kam kaluar vitet më të mira si futbollist dhe shoqëri të cilën asnjëherë nuk do ta harrojë, si me bashkëlojtarë poashtu edhe me shoqerinë jashtë futbollit. Gjithashtu kam respekt shumë të madh për të dy kryetarët e klubit, Lutfi Hyda dhe Lutfi Çoti”, përfundon bisedën emocionuese Keçi.

Përbërja e KF Bashkimi: Nga e majta në të djathtë, në këmbë: Afrim Latifi, Burhan Kurtishi, Fuat Rexhepi, Selajdin Jerliu, Nijazi Sulejmani, Adem Bakiu, Ismet Zeqiri, Erkan Jusuf.
Nga e majta në të djathtë, ulur: Riza Junuzi, Skender Ismaili, Suad Keçi, Shaban Rexhep, Shenasi Ademi.

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve? Ngjarja që ka tërhequr…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij…

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial