Beniada rrëfen tmerrin e largimit drejt Italisë: Skafi u përplas me shkëmbin, fillimi ishte i vështirë

Modelja Beniada Nishani kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali në vitet ’90.

Modelja ishte vetëm tre vjeçe kur hipi në një skaf bashkë me mamanë, ndërkohë që në vendin fqinj i priste babai. Ndonëse nuk mban mend shumë gjëra, Beniada tregoi si skafi u përplas me shkëmbin, duke rrezikuar pasagjerët.

“U nisëm vetëm me një shishe ujë dhe një panine, sepse ishim shumë njerëz dhe anija nuk duhet të kishte peshë të madhe. Kujtoj zhurmën e policisë, helikopterin, bëheshin shumë kontrolle kur arritëm në Itali.

Mbaj mend që skafi u përplas me një shkëmb. Kur erdhëm në Itali na priti babi, që na kishte përgatitur të gjitha gjërat për mua dhe për mamin”, tha ajo e ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”.

Fillimi ishte i vështirë, por falë prindërve kam kujtime të bukura, u shpreh ajo.

“Fillimi ishte i vështirë. Prindërit e kanë vuajtur më shumë pjesën e emigrimit. Unë si fëmijë kam vetëm kujtime të bukura. Babi punonte gjithë ditën, bënte dy orë rrugë.

Po kam kujtime të bukura. Kur mami me babin ishte në punë, vinte nëna. Ose rrija me gratë e lagjes, luanim me letra. Jam rritur me gjyshen, tezen, në një fis të madh”.

Një tjetër moment i vështirë për familjen ishte shtatzënia e mamit, tha Beniada, pasi prindërit kishin dilemën si do t’ia dilnin, teksa nuk kishin dokumente.

“Ishte moment delikat, sepse nuk kishim akoma dokumente. Unë isha 6 vjeçe. Mami me babi kishin frikë se nuk do t’ia dilnin. Kanë kaluar momente të vështira.

Babi kishte frikë a do ia dalim. Mami u tregua e fortë dhe i tha babit më ke përkrah mua, më ke zgjedhur si nuse, unë të kam zgjedhur ty dhe çdo gjë do të shkojë mirë dhe lindi Albano”.

Related Posts

ALARMUESE! Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa…

Bizhu, prona, miliona dollarë dhe ar, zbardhet raporti sekret i CIA-s: Pasuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve? Ngjarja që ka tërhequr…

Ç’kërkon flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re….

Traktati i Shën Stefanit: Një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij…

Një kullë pas hotel Dajtit dhe miliona euro prona, zbardhet pasuria e Princ Lekës

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas…

Urime na qoftë! Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen Rama-Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes deputeteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi…

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial