Në vëmendje të çdo shqiptari që thotë se është grek. Për 27 foshnjat në fshatin Peshtan që grekët u prenë kokën
Nga Roland Qafoku
Vetëm në një faqe të tërë gazeta amerikane “New York Times” e datës 4 prill të vitit 1914 ia ka kushtuar masakrave të Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut. Gazetarët dhe korrespodentët e gazetës më të madhe në botë kanë raportuar lajme të krimeve më të tmerrshme që kanë bërë grekët ndaj popullsisë shqiptare. Pra, janë lajme të shkruara nga gazetarët amerikanë. Nuk po botojmë këtu dëshmi, rrëfime të shqiptarëve, që për fat ekzistojnë edhe ato. Nuk po botojmë as tekste librash në shqip dhe gazeta po në shqip që ekzistojnë edhe ato. Por po përcjellim lajmet e gazetës më të madhe në botë që raportonte lajme direkt nga terreni. Fakti është se gazetat e shteteve të tjera, pak, ose aspak kanë raportuar nga këto masakra. Kështu, në mënyrë të përmbledhur, kemi këto lajme të publikuara nga “New York Times”:
Lajmi 1: Grekët sulmojnë shqiptarët. Nga rruga Vlorë, në Gjirokastër dhe deri në Korçë raportohen sulme të ashpra të forcave të çrregullta greke ndaj shqiptarëve. E gjithë Korça në flakë dhe raportohen shumë të vrarë.
Lajmi 2: Princi William drejton ushtrinë shqiptare kundër forcave greke që sulmonë shqioptarët.
Lajmi 3. Ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë kanë dorëzuar në Berlin, Vjenë dhe Romë propozimete e qeverive të tyre si shqetësim për atë qq po ndodh në Jug të Shqipërisë nga trupat greke. Ata kërkojnë që këto trupa të largohen nga Shqipëria dhe të tërhiqen territorin e vendit të tyre
Lajmi 3: Kolonja në flakë. Gra dhe fëmijë maskarohen nga epiriotët.
Lajmi 4: Kryqëzohen 250 robër. 250 muhamedanë shqiptarë u kapën nga pushtues të quajtur epiriotë në Hormovë. Të gjithë i kryqëzuan në kishën ortodokse dhe më pas trupat e tyre i dogjën.
Sensibilimi amerikan arriti kulmin kur ambasadori i SHBA në Greqi George Fred Williams i emëruar nga presidenti Woodrow Wilson, dha dorëheqjen nga detyra në shenjë proteste për indiferencën e SHBA ndaj asaj që po ndodhte në Shqipëri. Në tekstin e doreheqjes Williams shkruante se parimet nga udhwhiqej ishin të tilla që nuk mund të qendronte indiferent ndaj një populli që po masakrohej dhe askush nuk ngrinte zerin. Ky akt besoj se duhet të ketë zgjuar interesin e gazetës New York Times, e para dhe e vetmja që po raportonte për këto ngjarje.
Unw besoj se mes qindra e qindra krimeve personalisht besoj se më e rënda e të rëndave është ajo në fshatin Peshtan. Ja si e përshkruan Kosta Tomorri, një prift nga Përmeti i kthyer nga SHBA, në librin e tij “Barbaritë greke në Shqipëri”, ato ditë që pa me sytë e tillë këtë gjëmë:
“Grekët bënë bashkë 40 burra dhe i vranë në përrua. Pastaj mbyllën në shtëpi çupat dhe gratë. I morën foshnjat një e nga një dhe i prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. Shuma e foshnjave të therura ishte 27. Si mbaruan së hedhuri foshnjat, pusin e mbuluan me gurë. Pastaj përdhunuan gratë dhe më pas i çanë me bajonetë”.
Kjo është ajo që na kënë bërë grekët. Nuk ka fjalë që e përshkruan këtë masakër, gjëmë e nuk e di se ç’emër ti vësh. Ndërsa sot, e njëjta Greqi që masakroi mijëra shqiptarë dhe nuk ka thënë ansjë fjalë, trajton si viktimë një Fred Beleri, a thua se çështja e tij është baraz me kokat e prera të atyre 27 foshnjave.
Nisur nga kjo, ai shqiptar dhe bir shqiptari që thotë se është grek dhe që ka shitur shpirtin për një pasaportë dhe një pension 700 Euro, është mirë të lexojë diçka nga kjo dhimbje e madhe. Të lexojë si të dojë, në shqip apo anglisht këto fakte të rënda se çfarë u kanë bërë grekët paraardhësve të tyre. Në fakt, këta që sot thonë se janë grekë, për mendimin tim, ose janë pasardhës të të mbijetuarve të atyre masakrave, ose pasardhës të atyre që u tregonin grekërve se kë duhet të vrisnin në fshat dhe kë shtëpi duhet të digjinin, kë grua duhet të përdhunonin, ose cilës foshnje duhet t’i prisnin kokën. Duhet ta ndajnë ata veten. Edhe pse kanë kaluar 109 vjet, Zoti nuk harron kurrë!